×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këtë verë mund të gjendemi përballë shumë vdekjeve në plazhet shqiptare

E mërkurë, 06 June 2018 20:33

Vetëm katër ditë më parë, në plazhin e Gjirit të Lalzit u shënua viktima e parë për këtë sezon veror.

U tha që ishte kërkuar ndihmë por rojet bregdetare nuk ishin në zonë.

Për këtë arsye emisioni investigativ "BOOM" filloi një monitorim në disa plazhe të vendit.

Si fillim iu drejtua plazhit të  Malit te Robit. Kullat e vrojtimit gjenden ndonëse të papërfunduara por pa roje bregdetare.

Të shqetësuar shprehen dhe turistët për mungesën e rojeve te plazhit. Madje shprehen që pushuesit ju kanë ardhur në ndihmë personave që kanë qenë në det dhe në vështirësi.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Golem. Nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Pushuesit shprehen se mungesa e rojeve bregdetare paraqet rrezik për të gjitha moshat, në mënyrë të veçantë fëmijët.

Ndërkohë tek Shkëmbi i Kavajës, kullat e vrojtimit janë vendosur por roje bregdetare nuk ka. Ajo që të bie në sy janë mbeturinat në afërsi të bregut të detit. Ajo çfarë "BOOM" konstatoi ishte se një ndër kullat e vrojtimit është e vendosur nga biznesi privat megjithatë roje nuk bregdetare nuk kishte.

Pushuesit janë të shqetësuar jo vetëm për mungesën e rojeve bregdetare por edhe për mungesën e hapsirës publike ku mund të vendosin çadrat e tyre.

Te Shkëmbi i Kavajës mbetet problem edhe derdhja e ujërave të zeza në det dhe këtë e dëshmon dhe kanali i madh i hapur që derdh ujërat e zeza në det.

Në plazhin e Gjirit të Lalzit që popullohet çdo vit e më shumë nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Problem në këtë plazh mbetet sinjalistika në det për mjetet lundruese dhe zonat e notit.

Gazetarët e "BOOM" kontaktuan me kryetarin e bashkisë Kavajë, i cili thotë se kompetencat për pajisjen me roje bregdetare i ka Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, ndërsa nga bashkia e Durrësit siguruan një shkrese ku përgjegjësinë për të vendosur roje plazhi dhe monitorimin e zonës e kanë stacionet e plazhit që nënkuptojnë bizneset që janë në vijën bregdetare.

Burime për emisionin "BOOM" nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit thotë se ky institucion ua ka lënë kompetencat bashkive përkatëse.

Pra institucionet vendore dhe qendrore bëjnë ping-pong me sigurinë e pushuesve, duke ia faturuar  përgjegjësitë njeri-tjetrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...