Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në dalje të Rrogozhinës.
Siç bëhet me dije nga policia, treni i linjës “Fier - Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç.
Këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit.
Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale. /55News.al/