Ndërsa të ardhurat buxhetore në muajin shkurt rezultuar në rritje rreth 35 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë, nga treguesit fiskalë të sapopublikuar nga Ministria e Financave bien në sy dy mosrealizime të rëndësishme: rënia e tatim-fitimit të kompanive dhe e taksave kombëtare.
Sipas treguesve zyrtarë, të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 3.5 miliard lekë, rreth 7.5% ose më pak se periudha janar shkurt e vitit të kaluar. Zëri “Taksat Kombëtare” është realizuar në vlerën 6.1 miliard lekë, rreth 2.5% më pak se 2-mujori i vitit 2017.
Për t’u theksuar është se të dy këto zëra ishin në rritje të dukshme në shkurt 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Zëri që ka performuar më mirë në dy muajt e parë të këtij viti është “Renta Minerare” në eksport, i cili është realizuar në vlerën 503 milion lekë, me një rritje 14.8% ose 65 milion lekë më shumë krahasuar me 2-mujorin e vitit 2017.