Në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçarët, 26-vjeçari Qemal Sela, ka qenë i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Në dëshminë që 26-vjeçari ka dhënë për policinë, pak pas krimit të rëndë që tronditi Peshkopinë dhe jo vetëm, ai dukej në gjendje të rëndë psikologjike.
Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor.
Pasi ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, pas një mungese të gjatë, pasi kishte 5 vite që jetonte si emigrantë ilegal në Angli, i riu kreu sot aktin makabër, duke vrarë Flamur dhe Zeqimete Selën. Fill pas krimit autori u arrestua nga policia./BW