Kemi dëgjuar tendera 120 milionë lekë për një faqe interneti apo 150 milionë lekë për boks, mikrofona, kufje nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjithashtu kemi dëgjuar për tendera fasadash. Sot erdhi dita të dëgjojmë e të shikojmë tendera për bojë për lyerjen e rrugëve. Kaq shumë para mblidhen nga gjobat e parkimit, gjobat ndaj ambulantëve saqë Erion Veliaj ka vendosur ti harxhojë për lyerje të rrugëve. Në foton më poshtë shikoni si i shpërdoron taksat e mbledhura Bashkia e Tiranës.