Plagosja e dyfishtë, në pranga njëri nga autorët (emri)

E Enjte, 07 June 2018 18:25

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person për plagosjen e dyfishtë të mbrëmjes së djeshme para një pike bastesh sportive në këtë qytet.

Në prangat e policisë ka rënë Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Ai akuzohet për përkrahjen e autorit të krimit.

Xhaferi akuzohet se "ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll, i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen '18 Shtatori', ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër", njofton policia.

Ndërsa dy personat e plagosur, Xhelo Gerveshi 52 vjeç dhe Valentin Buci 36 vjeç, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit Kristaq Lukani 40-vjeç dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...