Prokurori i Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Gentian Trenova do të jetë personi i radhës që pritet të kalojë në sitën e Vettingut.
Seanca nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) mund të mbahet në datën 14 qershor. Trupa gjykuese që do të drejtojë këtë seancë do të përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi.
Gentian Trenova ka lindur në Tiranë në tetor 1979. Shkollën e mesme e ka ndjekur në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitet 1994-1998. Në Vitin 1998-2002 ai kreu arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Në tetor të vitit 2005 u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërsa më pas Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës.