Rreth një vit më parë gjyqtarja Fildes Hafizi në moshën 39-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj në mes të Tiranës.
Kanë kaluar shumë kohë nga momenti kur ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, i cili ka deklaruar se vrasjen e ka kryer me koshiencë të plotë, mund të dalë nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, analisti Fatos Lubonja u shpreh se reforma në drejtësi është një dështim dhe reforma në drejtësi po bllokon drejtësinë.
Lubonja: “Siç e kuptoj unë e kam të vështirë të besoj se kjo bëhet me qëllim se ky njeri e ka pranuar vrasjen. Por tema jonë është se si po e bëjmë këtë reformën në drejtësi e cila po e bllokon drejtësinë. Ky është një dështim total. Këtu janë mëkatet e sistemit tonë të drejtësisë dhe kjo reformë e drejtësisë e gabuar. Kjo është një gjë dramatike që nuk funksionon. Alarmi kryesor për mua është kapja e drejtësisë”.