Pas letrës së të atit të gjyqtares Fildez Hafizi, Presidenca bën me dije se kreu i shtetit Meta e ka ndjekur me vëmendje të veçante ketë çështje dhe shqetësimet që i kanë shprehur familjarët e së ndjerës. Presidenca ka bërë edhe një kërkesë te Këshilli i Ministrave, që fëmijët e gjyqtares të përfitojnë trajtim financiar.
“Presidenti i Republikës brenda kornizave Kushtetuese dhe ligjore në fuqi do të ndjekë me vëmendje shqetësimin tuaj, duke shprehur bindjen dhe besimin se kjo çështje do të shqyrtohet në përputhje me dispozitat ligjore materiale dhe procedurale, duke respektuar të gjitha parimet kushtetuese, për realizimin e një procesi gjyqësor të drejtë, të pavarur dhe objektiv”, thuhet gjithashtu në përgjigjen e Presidencës.
Ky institucion i dërguar edhe një letër institucionit të Këshillit të Ministrave, duke i kërkuar mundësinë e shqyrtimit të kërkesës që fëmijëve të gjyqtares tu akordohet një pension i posaçëm”.