Mëngjesi i sotëm ka tronditur të gjithë zonën e njohur si “Don Bosko”, në Tiranë.
Dy të shtëna me armë i kanë prishur qetësinë mëngjesit të heshtur të kësaj të premteje, ndërsa kanë ndërprerë në mes jetën e një 19-vjeçareje.
Xhafer Mata, prej disa vitesh kishte lënë Kukësin, dhe në kërkim të një jete më të mirë kishte ardhur në Tiranë, ku edhe kishte gjetur punë në një servis makinash.
Por duket se lidhja me 19-vjeçaren, Xhuljeta Çunin nga Mati, ka bërë që ditën e sotme të marrë pistoletën dhe të qëlloi mbi të, duke e lënë të vdekur.
Pas këtij veprim të rëndë, ai ka qëlluar në kokë veten, ku edhe pse është çuar më urgjencë në spital, ka ndërruar jetë.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa kujtojmë se një ngjarje e ngjashme si e sotmja, ndodhi disa kohë më parë, ku një ri nga Fieri qëlloi për vdekje një studente.
/55News.al/