Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme”- raporton gazetarja e “News 24”.
Mesohet se djali ka qene ne gjendje te renduar psikologjike dhe e priste ne kete rruge vajzen e cila po kalonte e vetme. I ka kerkuar te ndalet por ajo i ka thene “Mos me prek”.
Ne keto momente, ai eshte acaruar dhe sapo e reja ka kthyer shpinen e ka qelluar. Me pas te gjithe deshmitaret te tmerruar kane bertitur pasi i riu mbante armen drejt tyre.
Ai eshte shprehur: Nuk iu bej gje, mos kini frike.
Por pas ketyre fjaleve, ka pare se e reja kishte ende shenja jete dhe e ka qelluar edhe nje here tjeter.
Me pas ka kaluar rrugen dhe ka nisur te qaje me ngasherim. Sapo ka degjuar sirenen e policise i riu ka qelluar veten.
Ai jetonte me qira ne nje prej pallateve te kesaj zone.
Në polici është shoqëruar një grua rreth 40 vjec që nuk e njihte vajzen por i ofroi ndihmen e pare asaj kur e reja kerkoi te ndihmohej.
Autori i krimit pasi vrau te rene qelloi edhe veten me plumb ne koke, u dergua ne gjendje kritike per jeten ne spital ku edhe nderroi jete pas disa oresh.