Gjyakata e Vlorës ka lënë sot në burg dy prej tre autorëve të akuzuar për vrasjen e biznesmenit vlonjat Vasil Dervishaj.
Në burg është lënë vrasësi A. Çaushi, 28 vjeçar si dhe një prej bashkëpunëtorëve Amarildo Grembi, 28 vjeçar. Është caktuar gjithashtu masa 'arrest shtëpie' me mbikëqyrje elektronike për bashkëpunëtorin tjetër në vrasje, Nekid Arapi, 21 vjeç, ndërsa autori i tretë i vrasjes, shtetasi me inicialet E.A është ende në kërkim nga policia.
Vasil Dervishaj u ekzekutua me plumb në kokë të hënën në darkë në një lagje të Vlorës.