Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, dy drejtues sindikatash, janë përplasur fizikisht, ndërsa ishin ftuar në një emision në televizionin Scan.
Përplasja duket se ka ndodhur disa javë më parë.
Nuk dihet arsyeja e sherrit, por në një moment, Fiqiri Xibri është ngritur i revoltuar dhe e ka goditur me grusht Nikollën.
Sherri me shkëmbime grushtet dhe shkelmash ka vijuar disa sekonda, dhe është dashur ndërhyrja e operatorëve për ndarjen e tyre, ndërkohë që drejtuesja e emisionit ka mbetur e shokuar./syri.net