Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të së martës, ku treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një furgon mallrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 tek shinat e trenit në Pllanë të Lezhës.
Policisë e Lezhës njofton se: “Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjës Shkodër – Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten”. Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit, edhe 2 persona të tjerë. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.