Zhvillime të papritura në gjyqin e Shullazit, kërkohet “koka” e Ylvi Beqajt

Tuesday, 10 Prill 2018 11:36

Gjatë seancës së sotme gjyqësore të Emiliano Shullazit tek Krimet e Rënda, avokati i Gilmando Danit dhe Endrit Zelës i ka kërkuar Gjykatës të kërkoj si provë të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e Ylvi Beqjes në nëntor-dhjetor të vitit 2014.

Sipas avokatit, në 5 raste Ylvi Beqja dhe Dani apo Zela kanë lëvruar çeqe në shuma të konsiderueshme nga llogaria e “Saudi Brother”.

Në të njëjtën ditë ai ka dalë nga Shqipëria drejt Malit të Zi ose Italisë.

Avokati pretendoi se Beqja ka derguar parate cash jashte vendit per llogari te veprimtarive te tij te jashteligjshme.

Sakaq kërkesa u rrezua nga Gjykata, po ashtu edhe kerkesa per dergimin e nje leterporosie ne Malin e Zi për pasurite e Beqjes ne kete vend

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 11:52
Login to post comments