Mëngjesin e të martës është vjedhur kisha e Shën Sotirit në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake persona të paidentifikuar kanë thyer arkën, ku besimtarët hedhin lekë, e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të Kishës.
Policia e Korçës raporton se: “Nga deklarimet e marra priftit të Kishës, dyshohet se në arkë është marrë një sasi prej rreth 20.000 të reja. Policia në vendngjarje po kryhen veprimet proçeduriale dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”.