Një 65-vjeçare me iniciale D.D ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Kamëz, pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Skënderbej’, ku një makinë e drejtuar nga Rezart Koleci, ka përplasur për vdekje të moshuarën.
Ajo ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha ku edhe është goditur nga makina. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërsa në Shqipëri po ndodhin çdo ditë vdekje për shkak të rrugëve dhe mungesës së sinjalistikës, kryeministri Edi Rama dëshiron që t’u vendosë taksë shqiptarëve për rrugën e Kombit.
Edhe pse ka 4 vjet në pushtet, dhe vetëm për shkak të taksës së qarkullimit, Qeveria fiton më shumë se 130 milionë euro, Rama nuk ka bërë asnjë investim për rrugët.
/55News.al/