‘’E lus nga Elbasani’’, Basha thirrje Ramës: Lëri broçkullat! Merre planin dhe zbatoje, batutat pa kripë nuk hahen e pihen

Premte, 02 October 2020 10:38

 

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje nga Elbasani Edi Ramës që të zbatojë planin e PD me 5 pika.

Madje Basha tha se e lut kryeministrit dhe qeverinë ta zbatojë jo për qejfin e opozitën, apo për inatin e tyre, por për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë.

Sipas Bashës, batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen as nuk pihen por kryeministri duhet të lërë broçkullat.

Në këndvështrimin e Bashës nga Elbasani, njerëzit s’kanë të blenë bukë teksa konsumi ka rënë 50/50.

 

”U futëm në biznese të ndryshme, dhe ishim në një nga rrugë kryesore të Elbasanit. Ka rënë gjysmë për gjysmë konsumi, njerëzit s’kanë të blenë bukë. S’kanë lekë. Isha në farmaci, dhe më thanë që më kërkojnë 1 kokërr paracetamol. Hapet kutia dhe jepet një pjesë, pra një tabak i ilaçeve.

 

Lista në farmaci vijon të rritet. E njëjta gjë në Durrës. Konsumi ka rënë pikiatë. Xhepat e njerëzve janë bosh. Është i vetmi vend që jo s’pati paketë të tretë e të katërt, por edhe paketat e para ishin gjysmake.

100 mijë njerëz të papunë Kush mendon për ta? Çfarë përgjigje ka Rama? Nga mëngjesi deri në darkë bën batuta pa kripë, po ato as nuk hahen as nuk pihen.

S’kam ardhur për Kodin Zgjedhor, por për jetën e përditshme të banorëve.

Plani me 5 pika është zgjidhje për 6 muaj. Njerëzit nuk presin dot. Ne e kemi programin pas 25 prillit, por njerëzit duan të dinë sot çdo bëhet. S’kanë njerëzit të hanë bukë.

Mijëra mjekë dhe infermierë janë të dorëzuar para kushteve të punës.

Plani me 5 pikën ta marri, e lus nga Elbasani. T’i lërë broçkullat dhe gër vërret, po merre. Si mund t’i thuash njerëzve prit 25 prillin, dhe po votove për mua të shohim çdo bëjmë. Do ketë kohë t’i marrë përgjegjësitë.

Po flasim për 6 muaj, kur njerëzit janë në pikë të hallit. Planin e kemi bërë për qeverinë, që ta zbatojë. Është i zbatueshëm. Mund të mos japin mrekulli, por një lehtësi do e bëjë.

Kam vetëm një kërkesë, të nisë ky plan të zbatohet një orë e më parë. As për qejfin tim, apo për inatin e Edi Ramës.”- tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...