Ndërkohë që vendet e punësimit në Shqipëri duket sikur po shterojnë dhe papunësia rritet çdo ditë e më shumë, Norvegjia ka rritur kërkesën për krah pune.
Portali zyrtar i punësimit në Norvegji bën me dije se kërkohen profesionistë në fushën e inxhinierisë, mësuesisë, mjekësisë. Gjithashtu kërkohen edhe punëtorë si kuzhinierë, kamarierë. Paga për këto vende pune shkon deri në 4500 euro në muaj.
Zyra europiane për punësim ka publikuar raportin, ku theksohet se përveç pagesës së lartë ofrohen edhe kushte shumë të mira pune. Një lajm i mirë ky për të gjithë ata që janë në kërkim të një pune e zotërojnë profesione si të lartpërmendurat.