LAJMI I FUNDIT/ Tragjike në Fier, 47-vjeçari humb jetën duke punuar në arë

Tuesday, 10 Prill 2018 14:58

Një 47-vjecar ka humbur jetën në Fier, pasi ka pësuar atak kardiak. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Vija e Ngjalës’ teksa V.K 47 vjeç ka dalë të hedhë pleh kimik në arën me grurë, por ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Fier Më datë 09.04,2018, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në lagjen “Sheq i Madh”, në një parcelë të mbjellë me grurë, pronë e shtetasit A.G, ka gjetur vdekjen duke hedhur pleh kimik, shtetasi V.K, vjeç 47 banuese në fshatin Baltëz. Nga këqyrja e kufomës, paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale (atak kardiak). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Fier, për vlerësim.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 15:01
Login to post comments