×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Lejoi ndërtimin e pallatit pa lejë, pezullohet zyrtari në Durrës

Tuesday, 10 Prill 2018 16:41

Gjykata e Durrësit ka pezulluar nga detyra kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit-së, Artur Çela, ndaj të cilit prokuroria ka nisur hetimet. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit është ekzekutuar sot.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije dy ditë më parë se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nis procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.

Në njoftimin e cunguar të policisë thuhet se: “Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, vjeç 51, banues në Durrës”. Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo materiale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 17:15
Login to post comments