Partia Demokratike çon në PPE çështjen e Rrugës së Kombit, në lidhje me dy çështjet kryesore: taksën dhe arrestimin e kuksianëve.
Ato i kanë kërkuar vendeve të Bashkimit Europian të mos mbyllin sytë përballë kësaj situate pasi vendi po shkon në autoritarizëm.
Mesazhi është dhënë nga Gert Bogdani, gjatë diskutimit në Asamblenë Politike të PPE-së, i cili e quajti kontratë korruptive koncesionare taksën e Rrugës së Kombit.
Sekretari për mardhënien me jashtë, Bogdani theksoi se liritë dhe të drejtat në Shqipëri janë përkeqësuar dhe se ekonomia është përqëndruar në duart e disa oligarkëve.