×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

50-vjeçari me BMW tenton t’i ikë policisë, e gjen “beleja” me murin

Tuesday, 10 Prill 2018 18:38

Edhe pse shoferi i një “BMW” kishte mundur që t’ju shpëtonte Forcave të Policisë Rrugore, ai është arrestuar pak minuta më vonë falë një gabimi që bëri.

Siç bëhet me dije nga policia, një makinë tip "BMW", me targa false të drejtohej nga një 50-vjeçar me iniciale S.T, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Për t’i shpëtuar ndjekjes nga ana e policisë ai është larguar me shpejtësi, por në manovrim e sipër është përplasur me një mur.

Ngjarja ka ndodhur në Babrru, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit.

“Më datë 10.04.2018, në rrugën “Myslym Keta”, mjeti tip “BMW” me targa të cilat nuk i përkasin këtij mjeti, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, duke u larguar me shpejtësi dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T, vjeç 50, banues në Babrru. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Login to post comments