Një djalë nga fshati Dardhas i Pogradecit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar në pemë. Viktima më inicialet I.H 28 vjeç është gjetur nga familjarët pa shenja jete.
Sipas njoftimit të policisë, del se i riu vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.04.2018, në Dardhas, në afërsi të banesës së tij, në një pemë është gjetur i vetëvarur shtetasi I.H, vjeç 28. Nga veprimet rezulton se, vuante nga depresioni dhe mjekohej. Neni 99 i Kodit Penal.