Policia në qytetin e Velletri të Itali ka bastisur apartamentin e një familje shqiptare në Latina që përdorej si bazë shpërndarje e kokainës. Pasi operacioni blic ka përfunduar në pranga janë vënë tre shpërndarësit, pjesëtarë të një familjeje shqiptare.
Tre persona janë arrestuar nga hetuesit e Komisariatit të Velletrit dhe Cisterna di Latina, mosha e të cilëve ishte 41 dhe 19 vjeç si dhe një grua 37-vjeçare që nga apartamenti i tyre në zonën e Giulianello, furnizonin të rinjtë, përdorues droge jo vetëm të qytezës por edhe të zonave përreth.
Pas disa ditëve ndjekje policët kanë kontrolluar banesën e familjes shqiptare ku u gjetën 50 gram kokainë, e ndarë në doza, material për paketimin, substancë përzierjeje, celularë enkas për shpërndarjen si dhe 350 euro cash.
Tre shqiptarët, të afërm mes tyre, burrë dhe grua si dhe nipi i tyre kanë përfunduar pas hekurave në pritje të procesit gjyqësor.