Në Nartë 264 ha sipërfaqe ujore janë kthyer në truall nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara duke kthyer në përfitues të një pronë të konsiderueshme Dhurata e Irna Dajlanin. “Falsifikimi i dokumenteve zyrtar” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale” janë edhe akuzat kryesor të parashtuara në një kallzim të rregjistruar së fundmi në Prokurorinë e Vlorës. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ku blerja e 264 Ha sipërfaqe ujore dhe 5000 m² truall u shëndërrua në një Celtifikat pronësie për 264 Ha tokë /truall e 5000 m² sipërfaqe ujore. Duke përbërë kështu një prej rasteve më flagrante të kthimit te ujit në tokë për arsye përfitimi . Vlora Neës posedon të gjithë dokumentacionin e plotë të traskriptimeve në rregjistrat e ZVRPP VLORË . Falsifikimi dhe tjetërsimi vërehet qartë edhe nga dokumentet provuese të dala nga Zvrpp Vlorë . Në nenin hipotekor Nr. 1263 date 24.06.1996 ne regjistrat e transkriptimeve te Zvrpp Vlore është regjistruar ne emër te z. Felatun Dajlani (babai i Dhurata dhe Irma Dajlani) pasuria e përfituar me ane te Kontratës se shitjes privatizim kompleksi” Nr. 5464 Prot , Nr. 4864 kol date 23.04.1996 lidhur përpara noter Jetmira Veraj.
Kjo kontrate shitje përpara noterit vjen si rrjedhoje e kontratës se shitjes Nr. 27 Prot date 27.12.1995 lidhur midis përfaqësuesit te ndërmarrjes se rritjes zënies se peshkut Narte Vlore te përfaqësuar nga z. Vullnet Elbasani, AKP Vlore e përfaqësuar nga Dallëndyshe Çela si pale shitëse dhe z. Felatun Dajlani si pale blerëse. Objekt i kësaj kontrate ishte shitja e objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies së peshkut Nartë Vlore”. Ne piken 4 parashikohet se objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore” ka një sipërfaqe ujore totale 264 Ha dhe 5000 m² sipërfaqe truall me ndërtesat teknologjike. Pra, në bazë të kësaj kontrate shitje, (duke ju referuar edhe mandat arkëtimeve bashkëlidhur) z. Felatun Dajlani rezulton te jete pronar vetëm i kompleksit (sipas përshkrimit te kontratës) për rritjen e peshkut me sipërfaqe ujore totale prej 264 Ha, pasi për sa i përket sipërfaqes prej 5000 m2 truall, ne dokumentacionin që ndodhet ne ZRPPP nuk rezulton qe z. Felatun Dajlani te këtë likuiduar shumen prej 1.600.000 leke për blerjen e tij. Nderkohë, edhe pse z. Felatun Dajlani duhej të ishte pronar i vetëm kompleksit me një sipërfaqe ujore prej 264 ha( sipas përshkrimit te kontratës), ai çuditërisht ne datën 25.05.1998 përpara noter Aida Spahiu, paraqet një vërtetim pronësie te lëshuar nga ZVRPP Vlore me Nr. Hipotekar 1263 date 26.04.1996 sipas te cilit ai rezulton të jetë pronar i kompleksit te ekonomisë se rritjes së peshkut i ndodhur ne Nartë të Vlorës me një sipërfaqe totale 264 Ha Tokë dhe sipërfaqe ujore 5000 m2 me të njëjtat kufizime te kontratës se shitjes.
Kjo pronë e tjetërsuar rregjistrohet në Zvrpp në vtin 1998, z. Felatun Dajlani paraqitet përpara noterit me një vërtetim pronësie ku sipërfaqja ujore rezulton të jetë tokë dhe sipërfaqja e truallit rezulton të jetë shndërruar në ujë. Pasi u pajis me vërtetimin e pronësisë i cili e bën z. Felatun Dajlani (si me magji) pronar te 264 ha toke, ai shkon përpara noter Aida Spaho dhe me kontratën e dhurimit Nr. 706 prot , Nr. 56 kol date 25.05.1998 , ai i dhuron te bijës se tij znj Brunilda Dajlani kompleksin me sipërfaqe totale prej 264 ha tokë i cili regjistrohet në nenin 1322 të datës 04.09.1998. Pra, me këto veprime për të mashtruar Ligjin dhe për të humbur gjurmët e veprimeve të paligjshme dhe të falsifikuara, z. Felatun Dajlani arrin më në fund që të ktheje sipërfaqe prej 264 Ha ujë në sipërfaqe toke dhe të kryeje një transaksion duke e transferuar këtë prone te e bija e tij Brunilda Dajlani. Me pas, znj Brunilda Dajlani fillimisht e ndan këtë pronë në disa pjese dhe disa prej të cilave ua kalon motrave te saj. Kështu parcela me Nr. 678 ne zonën kadastrale Nr. 2765 me sipërfaqe prej 54.136 m² TRUALL i shitet motrës Irma Felatun Dajlani, parcela me Nr. 677 po ne zk 2765 prej 84200 m2 i kalon përsëri motrës se saj Irma Felatun Dajlaini. Parcela me Nr. 541 ne zonën kadastrave Nr. 2765 prej 114709 m2 truall ngelet ne pronësi te znj.Brunilda Felatun Dajlani. Pra në total znj Brunilda ka kryer transaksione për 253 ha nga 264 ha në dispozicion. Këto transaksione kjo shtetase i ka kryer ne bashkëpunim me motren e saj Dhurata Dajlani. Këto transaksione janë kryer pikërisht me qellim humbjen e gjurmëve të origjinës së falsifikuar të pronës mëmë. Mbi një pronë tërësisht të falsifikuar anëtarë të familjes Dajlani kanë fituar një sërë përballjesh me drejtësinë pasi në asnjë proces Prokuroria dhe eksponentë të saj të veçantë nuk kanë verifikuar kurrë origjinën e pronës dhe dokumentet përkatëse.