Një shqiptar në Itali ka rënë në pranga, pasi kërcënoi me thikë të dashurin e ish-gruas. Sipas mediave italiane ngjarja u regjistrua në Velletri.
‘Il Mamilio’ shkruan se 40-vjeçari shqiptar, i ka zënë pritë partnerit të ri të ish-bashkëshortes, ndërsa e ka kërcënuar me një thikë. Ishin banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi shqiptarin. I cili mësohet se ka kundërshtuar karabinierët, madje edhe I ka kërcënuar ata me thikë.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë motive xhelozie. Gjatë gjykimit të shkurtuar mbajtur dje para Gjykatës së Velletri, gjykatësi tha se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi në Itali. Ai urdhëroi depërtimin e shqiptarit në Shqipëri.