Një shqiptar 49-vjeçar në Berra, në provincën e Ferrara, humbi jetën pasditen e sotme, ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Lido di Spina.
Rreth orës 13:45 të pasdites së sotme, 49-vjeçari me inicialet C.K., me origjinë shqiptare dhe rezident prej vitesh në Berra, ka mbetur i vrarë pasi e zuri kova e betonit ku po përziente çimenton me lopatë.
sipas raportimit të estense.com, pjesa e përparme e automjetit, duke rënë, vrau në vend shqiptarin.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe karabinierët e Comaçhio, përveç shërbimit mjekësore të punës të AUSL që bëjnë hetimet e rastit.
Gjatë pasdites, me autorizimin e gjykatësit, trupi i pajetë i punëtorit shqiptar u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ferrara.