Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratit, pasi akuzohet se ka përndjekur një adoleshente.
Bëhet fjalë për Florenc Isufajn, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, për të cilin 19-vjeçarja me iniciale G.A, ka shkuar në policia ditën e djeshme duke e denoncuar atë se e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Blutë e Beratit pasi janë njohur me denoncimin kanë bërë edhe arrestimin e 23-vjeçarit, ndërsa dosja hetimore ndaj tij i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Përndjekje’’.
/55Neës.al/