Një vajzë e re i shpëtoi sulmit të një grupi grabitësish mesnatën e djeshme (10 prill 2018) në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet.
Policia ka thënë se agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.
Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.