Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së djeshme, ku u ekzekutuar me armë zjarri 28-vjeçari Mario Majollari.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur për hakmarrje, pasi autori i shpallur në kërkim nga policia është 40-vjeçari, Kastriot Gjuzi, i cili është vëllai i njërit prej viktimave që është vrarë në vitin 2000 nga babai i 28-vjeçarit, Avni Majollarit.
28-vjeçari i druhej një hakmarrje të mundshme dhe për këtë para 3 vitesh kishte kërkuar azil në Suedi, por i është refuzuar.
Kështu, mbrëmjen e djeshme, Mario Majollari është qëlluar me tre plumba në kokë, duke mbetur i vdekur.
I ati i 28-vjeçarit ndodhet në burg, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm, për krimin e kryer në 2000, ku pas një sherri banal qëlloi për vdekje dy persona.
/55News.al/