Një ngjarje si në filma ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme, ku dy adoleshente kanë sajuar një grabitje.
Policia e Tiranës bën me dije se D.N., 17 vjeçe, dhe A.M., 17 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, kanë bërë kallëzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vetëdëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit.
Nga plagët e marra, njëra prej tyre, A.M., është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para, mësohet se shkak i këtij veprimi, ka qenë për të justifikuar vonesën e tyre tek prindërit.
/55News.al/