Prokurorit i Beratit, Ermir Beta, është emri tjetër që i shtohet listës së zyrtarëve që u është ndërprerë proçesi i vettingut deri tani.
Më 15 mars, Beta kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill.
Ai ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të Presidentit të Republikës së Shqiperisë të datës 6 nëntor 2008.
Trupa gjyqësore përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko.
Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë proçesi i Vettingut:
Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat
Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese