Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur njëkohësisht nivelin më të lartë në tre vitet e fundit. Dy bençmarkët kryesorë po mbështeten nga tensioni në Lindjen e Mesme, pavarësisht shenjave për një rritje të prodhimit në SHBA. Vetëm gjatë 3 sesioneve të fundit, nafta Brent ka fituar rreth 5.7% të vlerës, duke prekur nivelin e 71.3 dollarë për fuçi.
Rritja çmimit te Naftës në botë pritet të sjellë edhe rritje të çmimit në Shqipëri.