Pas vrasje së ditës së djeshme të Mario Majollarit për hakmarrje, në profilin e tij në Facebook është gjetur një postim ku e motra i dedikon disa fjalë të ndjera.
Postimi është bërë rreth një vit më parë si urim për ditëlindje.
“Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, çdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, të dy vuajmë njësoj, edhe pse kurrë nuk e themi, të dy kemi të njëjtën dëshirë, edhe pse e dimë që kurrë s’do realizohet. Asgjë s’ka qenë kurrë e lehtë për ne të dy, por ja dolëm, sepse kemi njeri-tjetrin. Sado që më streson kur më thua sa lopë jam, apo sa këmbështrembëse jam, apo sa e shëmtuar që jam, un e di që sado e keqe të jem, ti do jesh gjithmonë mbështetja ime. E di që edhe kur të shurdhoj me talentin tim si këngëtare, edhe kur te ti vesh bluzët e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmonë motra jote e vogël dhe ti s’do me lesh kurrë vetëm. U bëfsh 100 vjeç gjysma shpirtit tim, Zoti me ka dhënë gjithçka tek ty. Të dua shumë, më mungon pafund”, shkruante në atë kohë motra e vogël e 28-vjeçarit.