Detaje të reja/ Majollari u qëllua nga një person

E Enjte, 12 Prill 2018 12:26


Të tjera detaje zbulohen për vrasjen me tre plumba të 28-vjecarit Mario Majollari 3 ditë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Ai ka qene një person i cili ka kryer vrasjen dhe me pas u largua ne këmbe ndërmjet rrugicave qe te çojnë drejt Tulinës. Me pas autorin e dyshuar e pret një automjet gri ku policia nuk e ka identifikuar ende.

Policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur ne Fushe Kruje një ditë pas vrasjes nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund te jetë përdorur nga organizatoret e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet.

Nga ana tjetër janë pyetur dhe familjaret e autorit të dyshuar Kastriot Gjuzit, i cili është shpallur në kërkim. Gjuzi dyshohet se ka vrarë 28-vjecarin në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij nga babai i Majollarit në vitin 2000.

Familjarët kanë thënë se kontaktin e fundit më të e kane pasur mesditën e së martës dhe me pas nuk e kanë parë. Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bëre ata të shqetësohen.

Pavarësisht këtij fakti, ata mohojnë që Kastriot Gjuzi të jetë autor i vrasjes e Mario Majollarit, pasi sipas tyre ai nuk e ka hapur në familje temën për vrasjen e të vëllait të tij Ilir Gjuzi.

Login to post comments