Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsen Hasani 37 vjeç lindur në Tepelenë. Shtetasi Arsen Hasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25.01.2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datën 21.07.2003, rreth orës 23:30 në bashkëpunim me shtetasin B.K, në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B. Prej disa kohësh, ky shtetas fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinës/Greqi, u bë i mundur gjetja dhe arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.