Ditën e djeshme një mësues i një shkolle u përfshi në një skandal me një video erotike që kishte përfunduar në telefonat e nxënësve.
Ndërkohë, sot ai është pezulluar nga detyra.
Lajmi është konfirmuar edhe nga burime pranë Ministrisë së Arsimit, madje në një njoftim zyrtar të shkollës, thuhet se institucioni arsimor dënon ashpër veprimin, ndërsa e ka pezulluar nga detyra. Pezullimi në fjalë do të jetë në fuqi deri sa të mbarojnë hetimet.
Ishte ish kryeministri Berisha ai i cili publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, i cili akuzonte mësuesin e Matematikës për veprime joetike.
Sakaq, dje mësuesi Fatmir Dervina pohoi në polici se videon ishte diçka e tija personale dhe se nuk kishte lidhje me ambientet e shkollës.
REAGIMI I SHKOLLËS
Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cënon integritetin e një mësimdhënësi, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fushë-Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën
PEZULLIM NGA PUNA DERI NE ZBARDHJEN E ÇESHTJES NGA ORGANET KOMPETENTE.