Itali/ 30-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë

E Enjte, 12 Prill 2018 14:16
Foto ilustruese Foto ilustruese

Një 30 vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në Itali.

Shqiptari është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij e dyshohet se shkak është bërë droga që 30 vjeçari mund të ketë konsumuar. Ishin fqinjët të cilët njoftuan policinës, për shkak se të lehurat e qenit të shqiptarit u kthyen në shqetësim. Sipas mediave italiane, policia ka mbërritur tek shtëpia e të riut e e ka gjetur atë të shtrirë në krevat.

Më herët fqinjët e kishin telefonuar, por 30 vjeçari nuk përgjigjej. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes së shqiptarit.

Login to post comments