Kur ka kaluar thuajse një vit nga një grabitje e një shume të mëdha parash, policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj.
Autorët e grabitjes së 10 milionëve të reja dhe një sasie benzine janë Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, 22 dhe 24 vjeç.
"Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim", sqaron policia lokale.
Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë, ka ndodhur më 29 maj të vitit 2017 në lagjen Afrim" Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip "Benz" dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja