Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një 79-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu.
Sipas policisë, nga veprimet e para nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune tek 79 vjeçari. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.04.2018 rreth orës 14:00, në lagjen “Sporti” Gramsh, në banesë shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje. Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.