Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në qarkun e Tiranës, një sasi prej 24 ton farë misri, për tregtim dhe mbjellje, me tregues cilësie, fuqi mbirëse nën normën e lejuar.
Inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e kanë bllokuar këtë sasi të farës së misrit me vlerë monetare 120 milion lekë, për arsye se pas analizimit ka rezultuar, se treguesit cilësorë të saj dhe përkatësisht fuqia mbirëse ka rezultuar nën normën e lejuar, referuar Ligjit Nr. 10416 datë 7.4.2011, Për Materialin Mbjellës Shumëzues Bimor.
Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është marrë masa administrative bllokimi i menjëhershëm i sasisë prej 24 tonëve farë misri si dhe do të merren masa imediate për asgjësimin e kësaj sasie.