Migracioni në Gjermani-kush ka të drejtë për asistencë. Vala e madhe e emigracionit në Gjermani ka bërë që të rritet edhe numri i atyre që marrin ndihmë sociale. Por në bazë të cilave kritere mund ta marrësh këtë ndihmë? Sipas raportimeve në media që bazohen në të dhënat e Agjencisë Federale të Punës na fund të dhjetorit në Gjermani ka pasur 5,93 milion vetë që marrin ndihmë ekonomike të shtetit gjerman. Prej tyre afro gjysma, 2.3 milionë kanë qenë të huaj. Edhe kjo shifër mund të përgjysmohet, 959.000 e këtyre të huajve nuk vijnë nfga vendet europiane. Grupimin më të madh e bëjnë sirianët, 588.301 vetë marrin ndihmë sociale prej tyre. Çdo i katërti marrës i ndihmës sociale Hartz IV vjen nga Siria. Të dytët në renditje janë turqit, të pasuar nga irakianët dhe afganët. Një pjesë e nevojtarëve vijnë edhe nga vendet e BE-së. grupin më të madh të njerëzve nga BE që marrin ndihmë sociale e përbëjnë bullgarët me 84.334 vetë. Pas tyre rebnditen polakët me 80.5717 vetë dhe më pas rumunët me 65.902 vetë. Por jo çdokush që aplikon për ndihmë sociale mund ta marrë atë. Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Së pari ata duhet të provojnë se në Gjermani qëndrojnë në mënyrë legale, dhe se kanë leje të rregullt qëndrimi. Ndërsa qytetarët që kanë ardhur në Gjermani si refugjatë dhe kërkojnë azil, e marrin ndihmën mbi bazën e ligjit për kontributet për azilkërkuesit. Nëse u lejohet qëndrimi në Gjermani, pra i pranohet azili ata mund të aplikojnë për ndihmë sociale tek Agjencia Federale e Punës, ku duhet të provojnë se janë nevojtarë. Në përgjithësi për të huajt kërkohet një document se nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend, si turistë për shembull. Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE-së, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrimi si dhe kartën e identitetit. Ksh vjen në Gjermani vetëm se kërkon punë nuk ka të drejtë për mbështetje sociale. Në Gjermani marrin ndihmë sociale qytetar nga 195 vende të botës. Nëvojtarë në konceptin e ndihmës sociale në Gjermani janë edhe ata që nuk i plotësojnë të ardhurat në punë. Shumë migrant psh nuk e kanë të lehtë të gjejnë punë me sigurime sociale në Gjermani. Nga 32 milion personat që punojnë me kontratë të rregullt vetëm 1.5 milion ishin qytetarë nga vendet e BE-së. edhe qytetarët nga Siria psh. Kanë të drejtën e ndihmës sociale plotësuese, nëse punojnë në punë me rroga të ulëta, me të cilat ata nuk paguajnë dot jetesën. Rritet numri i të huajve me ndihmë sociale, sipas Agjencisë Federale të Punës në shtator 2017 pjesa e personave me sfond migracioni që marrin ndihmë sociale në Gjermani përbënte 52 përqind. Në fund të vitit 2013 ajo ishte vetëm 43 përqind. Një person ka sfond migracioni në Gjermani ku ai vetë ose një prind nuk ka lindur në Gjermani.