×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbledhja e Byrosë/ Reagojnë deputetët e përjashtuar: Vezët dhe mielli janë mjete demokratike. Paralajmërojnë reagime më të ashpra

E Enjte, 12 Prill 2018 18:35

Në një prononcim për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se ajo që bëri ministri Bushati nuk është bërë kurrë më parë.Ai kërkoi që rregullorja të jetë njësoj për të gjithë.

“Rama ofendoi popullin dhe nuk u morr asnjë masë”,- tha deputeti.

Ndërkohë edhe deputetët e tjerë të përjashtuar kanë reaguar.

 “Mielli i Kolumbisë po e dëmton Shqipërinë. Hera e dytë që ministri i jashtëm sillet si një rrugaç. Edi rama i ka provokuar shqiptarët, do të ketë një reagim më të ashpër dhe më të egër.”,- tha sekretari i pëgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Ndërsa deputeti Flamur Noka, u shpreh se duke mos pasur fuqi ti jepnin kokainë Ramës i çuan miell.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 19:20
Login to post comments