Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së protestuan ditën e sotme në Surrel, pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, duke vendosur traun në shenjë proteste për tarifën e “Rrugës së Kombit”.
Menjëherë pas lajmit të arrestimit kanë reaguar Floida Kërpaçi e LSI-së dhe kryetari i FRPD-së belind Këlliçi.
Nëpërmjet një video live përballë Kryeministrisë, ata kanë pohuar se të rinjve u mori kartat e identitetit policia për t’i proceduar penalisht. Që të ndalonin këtë veprim të policisë, Kërpaçi dhe Këlliçi janë ofruar pranë policisë si organizatorë të protestës.
“Ajo që ndodhi ishte një skenë e shëmtuar. Pasi vendosëm traun të rinjve u morën kartat e identitetit nga policia për t’u proceduar. Unë si deputete nuk mund të lejoja që deputetët të procedohen, duke i’u thënë që të më merrnin mua dhe Belindin të na procedonin si organizues”, tha deputetja Kërpaçi.
Ndërsa kreu i FRPD-së shtoi, “ky është një moment shumë i rëndë sepse kam para me sytë e mi si Floida u fut në makinën e polcisë. Mua më shoqëruan në komisariatin nr 4. Në atë moment shefi i policisë mori urdhër politik për të na lëshuar. Duam të sqarojmë të gjithë se jemi mirë, jemi para Kryeministrisë dhe i themi Ramës se protestat sapo kanë nisur. Ne do jemi pranë të rinjve; ai është e keqja e atij vendi. Fundi i Edi Ramës do të vijë nga rinia. Shihemi në protestën e radhës”.