Avokatja e Popullit Erinda Ballanca takohet me Presidentin Meta

Premte, 13 Prill 2018 15:10

Avokati i Popullit Erinda Ballanca, i dorëzoi sot Presidentit Meta, Raportin Vjetor të punës për vitin 2017, dhe e njohu atë me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni.

Presidenti Meta, vlerësoi punën e bërë nga institucioni i Avokatit të Popullit ndër vite, dhe evidentoi faktin se ky institucion është një garant i rëndësishëm i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve.

 Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta që me punën e tyre garantojnë dhe funksionalitetin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut, duhet justifikuar me punë objektive dhe të pavarur.
 
Presidenti Meta, theksoi se roli i Avokatit të Popullit është i pazëvendësueshëm, edhe për faktin se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e Tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vëretën, luftojnë padrejtësitë, e ushtrimit jo korrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës.

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 15:12
Login to post comments