Situata në protestën, e cila po zhvillohet pranë tunelit të Kalimashit, kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit, duket se është tensionuar.
Prania e qindra forcave policore të pajisur me shkopinj gome dhe skafandra ka provokuar protestuesit, të cilët kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë.
Nga raportimet e fundit, duket se ka të plagosur në rradhët e protestuesve, të cilët kanë kaluar traun dhe kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Kombit.
Protestuesit janë shprehur se janë nisur për një protestë paqësore, por ka qenë policia ajo që ka provokuar duke i goditur me shkopinj gome.
Ndërkohë, ato janë të vendosur për të mos u tërhequr.