Mbrëmjen e djeshme në Golem janë grabitur dy shtetas të huaj.
Personat ishin me nënshtetësi angleze dhe gjermane dhe grabitësit i kanë vjedhur dy makina luksoze ‘’ Porche” dhe ‘’ BMV’’ si dhe një sasi eurosh dhe lekësh.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.