Duket se gjendja psikologjike e të riut që kreu vrasjen mizore ishte tejet e rënduar. Pasi kishte braktisur fëmijën e tij të sapolindur dhe gruan me të cilën kishte pak kohë që ishte martuar, Xhafer Mata, 31-vjeçari që vrau dje në Tiranë, vajzën që dashuronte dhe veten e tij, duket se e derdhte në vargje dëshpërimin e tij.
Vargjet nuk mungojnë në profilin e tij në Facebook, për atë që e zhgënjeu...dhe në fund e vrau. Por, më të fundit, lamtumirën e jetës ia dha asaj me vargje vetëm asaj që ai e ndiente që nuk e kishte braktisur dhe s'do ta braktiste në asnjë rrethanë: nënës. Një ditë para krimit, Xhafer Mata i drejtoi nënës vargjet e lamtumirës dhe e quan "Zemër e ëmbël me dashuri":
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI