Policisë së shtetit i ngelet ende shumë punë për të bërë, për të rritur besimin tek qytetarët. Bazuar në të dhënat e raportit të institutit për kërkime dhe konsulencë, IDRA rezulton se vetëm 63% e të intervistuarve besonin se policia e shtetit po e bënë mirë punën e saj.
Ryshfeti, diferencimet, parandalimi i krimeve dhe vendimet e drejta ishin disa nga problematikat ku besueshmëria e qytetarëve ishte më e ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Qarqet ku rezultatet janë më të dobëta janë Kukësi, Fieri dhe Lezha ndërsa vendin e parë për rezultatet më të mira e mban Berati.
Rezultate më pozitive vihen re në qarkullimin rrugor ku 70% e qytetarëve mendojnë se do të ndëshkohen nëse do të shkelin rregullat e qarkullimit
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të BE, të cilët kërkuan më shumë bashkëpunim mes policisë së shtetit dhe qytetarëve për përmirësimin e rezultateve në punën e uniformave blu.